David Luiz dhe Alexandre Lacazette ishin në mesin e lojtarëve të Arsenalit që kanë arritur në bazën e tyre Colney të hënën, për seancën e parë stërvitore që pas izolimit.
Si pasojë masave kufizuese nga pandemia e coronavirusit, Topçinjtë kanë qëndruar për 47 ditë larg fushës së tyre stërvitore.
Ndërsa nga sot (e hënë), atyre iu është lejuar që të stërviten ndaras në fushat e veçanta me topa të personalizuar.
Secili anëtar i ekipit të parë është dashur të udhëtonte vet, ndërsa shumë prej futbollistëve kanë arritur me veturat e tyre luksoze – njofton Daily Mail.
Emiliano Martinez ka arritur me Corvette të kuqe, Lacazette e Pablo Mari kishin ardhur me Mercedes, ndërsa në mesin e yjeve të fotografuar ishte edhe Granit Xhaka.