- Reklamë e sponsorizuar -

Granit Xhaka ka dhënë disa komente sa i përket rifillimit të sezonit në Gjermani, ndeshjeve pa tifozë, por edhe planeve të Premierligës.

Në një intervistë të tijën për ‘Sport.ch’, Xhaka ka thënë se ndeshjet pa tifozë nuk janë më të mirat, por lojtarët duhet të jenë të lumtur që mund të kthehen dhe të ndjekin pasionin.

Lojtari me prejardhje kosovare e sheh me pozitivitet situatën aktuale, dhe pret që edhe në Angli të rinis futbolli.

“Nëse protokolli i higjienës nga DFL kryen punë për Gjermaninë, atëherë është sinjal i mirë edhe për ligat tjera që të marin kurajo për të luajtur së shpejti. Kjo është shenjë e mirë për sportin”, ka thënë Xhaka.

Lidhur me ‘Ndeshjet Fantazmë’, Graniti ka thënë se duhet pajtuar me kushtet.“Por, kushtet janë këto që janë, dhe ne duhet të jemi të lumtur që mund të ndjekim përsëri pasionin tonë”, ishin fjalët e mesfushorit që përfaqëson Zvicrën.

Premierliga po synon që të rinis sezonin gjatë muajit të ardhshëm, kurse Bundesliga këtë vikend luan xhiron e dytë pas suspendimit të futbollit./Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -