Granit Xhaka ka thënë se pretendimet se Arsenali janë të dobët menatlisht – siç janë ato të bëra nga Patrice Evra, që i ka quajtur ata “bebe” – janë gjepura.

Kapiteni i Arsenalit po fliste në vazhdën e një humbje 1-0 nga Sheffield United, në të cilën një gol i Lys Mousset ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë ‘Blades’ një fitore surprizë në Bramall Lane.

Në 17 ndeshjet e tyre të fundit larg shtëpisë, ‘Topçinjtë’ kanë arritur vetëm katër fitore, përcjell lajmi.net.

Ish-lojtari francez kishte kritikuar skuadrën londineze pas humbjes së djeshme, duke thënë: “Unë i quaja foshnje para dhjetë vjetëve dhe ata ende duken të tillë kur i shikoj. Kjo është e vërteta dhe unë nuk po tregohen i pasjellshëm duke thënë kështu. Unë thjesht ndihem kështu për këtë skuadër”.

Ndërkohë kjo ishte përgjigja e Xhakës: “Unë kam shumë respekt për të sepse ai ishte lojtar i mrekullueshëm, por duhet të ketë kujdes se çfarë flet”.

“Ai i njeh këto situata mirë, por jo vetëm ai. Shumë njerëz flasin shumë gjepura dhe është gjithmonë e njëjta. Ne nuk duhet të flasim më për aspektin mendor të ndeshjes dhe për gjepura si kjo”.

“Më vjen keq që po e them këtë, por, për mua, është e njëjta – si të luash në shtëpi, si të luash si mysafir. Ti duhet të fitosh dhe duhet ta dëshmosh veten e të mos kërkosh arsyetime”, poitencoi ai.

Share.