Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti përmes një postimi në facebook, ka kujtuar momentin kur babai i tij e kishte falur gjakun e vëllaut të tij, në prani të Anton Çettes.

Postimi i plotë:

Shkurti, gjegjësisht data 2 shkurt, shënon përvjetorin e Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë, që zuri fill më 2 shkurt 1990, me inicimin e grupit të të rinjëve të Pejës.

Ndjehem krenar që me faljen e gjakut të vëllait, Agimit, i dhamë krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare. Në foto, pas plisbardhëve, babai im, Mehmeti, me kasketë, në ditën e pajtimit./TV Malisheva

Share.