Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit.

Sipas Sveçlës, zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkomnin për të realizuar ndërrimin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ky sulm ka ndodhur nga grupe të kriminalizuara.

“Sulmi i tretë ka ndodhë mbrëmë ku në afërsi të punktit kryesor është gjuajtur me armë zjarri dhe sot drejtpërdrejtë janë goditë dy vetura të cilat transportimin zyrtarët policor për në pikat kufitare.

“Tashmë po shihet që angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës që të vendos rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës është bërë pengesë për Serbinë, për grupe të caktuara të cilat mbështeten drejtpërdrejtë nga Serbia dhe ua prish planet të gjitha atyre që Kosovën e kanë parë si çerdhe të krimit të tyre dhe vazhdimësi e krizave të tjera.

Ai ka deklaruar se  qëllimi i institucioneve të Kosovës për të vendos rend dhe ligj, pa kurrfarë dallimi, pa kurrfarë diskriminimi do të vazhdojë edhe me më ngul.

/TV Malisheva

Share.