Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, më 28 korrik do të zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.

“Xhensila do të jetë në shesh. Bashkë më 28 korrik, me super koncertin në sheshin “Skënderbej”, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Evropian vjet më pas”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria dhe BE mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE./Atsh

Share.