Artistja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Kjo vjen pasi ajo përmes imazheve dhe videove të ndryshme përçon vetëm energji pozitive tek ndjekësit e saj.
Në disa paraqitje të fundit të këngëtares është vërejtur se shumicën e kohës po e kalon në natyrë, së bashku me familjen.
Foto: Instastory
Ndërkohë, në një postim që ka bërë në Instagram, bukuroshja brune është parë shumë modeste me veshjen.
Duke marrë poza atraktive para kamerës, Xhensila u vërejt se ka përdorur shumë pak grim, çka bëri të duket edhe më tërheqëse.
Kujtojmë se “Panorama” është projekti saj i fundit muzikor, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /TV Malisheva