Xhevdet Shabani rinovon kontratën me Malishevën.

Burime të TV Malisheva kanë konfirmuar se anësori Xhevdet Shabani ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e tij me FC Malisheva.

35-vjeçari ka luajtur për shumë skuadra vendore, si Prishtina, Drita, Besa, Feronikeli dhe Lepenci, ndërsa karrierë ka zhvilluar edhe në Shqipëri me KF Teuta.

Edicionin e kaluar, Shabani zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat, ku shënoi dy gola dhe dhuroi katër asistime.

Share.