Xiaomi Mi 11 Ultra tani është lansuar globalisht dhe ky model thuhet se i kushtohet fotografëve.

Me një konfigurim të kamerës së trefishtë pro-grade që përbëhet nga vetëm kamerat “kryesore” – kamerën me 50MP Samsung GN2, tjetrën me 48MP Sony IMX586 me kënd ultra të gjerë dhe 48MP Sony IMX586 telefoto, një kamerë për selfie nën ekran me 20MP dhe një të pasme me AMOLED në ekran 1,1 inç e cila gjithmonë rri ndezur për njoftime, pamje paraprake të selfies, etj.

Tre kamerat e telefonit mbështesin cilësinë e videove 8K me 24fps dhe kamera kryesore mbështetë Staggered-HDR duke siguruar cilësi të shkëlqyeshme të fotos dhe përfaqësim të saktë, dinamik të dritës dhe hijes. /TV Malisheva

Share.