Sipas informatave të reja, telefoni i mençur i radhës nga Xiaomi do të bëjë përshtypje me kamerën e tij.
Një web faqe në internet ka zbuluar informacione të reja në lidhje me Xiaomi Mi CC 10. Konkretisht, janë të dhëna për kamerën e këtij telefoni të mençur, transmeton Telegrafi.
Kamera kryesore thuhet se ka 108 megapiksel; zmadhimi optik duhet të jetë 12 herë; kombinimi i të dyve thuhet se mundëson zmadhim digjital 120x.
Ky telefon i mençur do të përdorë Snapdragon 775G si një procesor.
Ai mbështet edhe rrjetin 5G.
Për shkak të procesorit dhe modeleve të mëparshme të serisë CC, mund të supozohet se CC 10 i përket klasës së mesme të sipërme dhe çmimi i tij pritet të sillet nga 400 dhe 550 euro.
Së pari ky telefon do të shfaqet në Kinë por ende nuk dihet nëse pajisja do të dalë në treg edhe në Evropë. /Tv Malisheva