Do të jetë një ditë jashtëzakonisht interesante sot në kuadër të ditës së tretë të ndeshjeve të Kampionatit Botëror ku në program për t’u zhvilluar janë katër ndeshje që pritet të jenë shumë të nxehta.
Gjithçka nis nga ora 11:00 aty ku në fushë do të zbresin Argjentina dhe Arabia Saudite,, sfidë e vlefshme për Grupin C, raporton TV Malisheva.
Argjentina shihet si njëra nga skuadrat favorite për ta fituar këtë Botëror dhe nuk pritet të ketë vështirësi për ta fituar këtë ballafaqim.
Nga po i njëjti grup, nga ora 17:00 sot do të zhvillohet edhe ballafaqimi tjetër ndërmjet Meksikës dhe Polonisë.
Danimarka dhe Tunizia do të ndeshen nga ora 14:00 në kuadër të Grupit D, sfidë e cila zhvillohet në “Education City Stadium”.
Ndërsa, dita do të mbyllet e ndeshjen e orës 20:00 ku do të ballafaqohen Franca me Australinë, një tjetër ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante.