Yjet e Barcelonës dhe Real Madridit sot kanë mbërritur në qendrat e tyre të trajnimit për t’u testuar për koronavirus.
Qeveria e Spanjës e ka dhënë dritën jeshile La Ligës për rifillimin e futbollit.
Nga 4 maji u dha leja që futbollistët të stërviteshin në mënyrë individuale, andaj klubet kanë nisur planifikimet
Sot skuadrat në ligën e parë dhe të dytë spanjolle kanë nisur me testimin e lojtarëve, përpara rikthimit në fushë.
Messi, Hazard e Bale ishin disa nga lojtarët që gjithashtu iu nënshtruan testimit për Covid-19.