Pas pezullimit të futbollit shkaku i COVID-19, shumë skuadra evropiane kanë negociuar me lojtarët uljet e pagave, dhe një gjë të njëjtë ka bërë Barcelona.

Humbjet e mëdha te katalanët, kanë bërë që të nisin një tjetër proces negocimi për ulje edhe më të madhe të pagash, dhe sipas RAC1, lojtarët kanë refuzuar propozimin e kërkuar nga Josep Maria Bartomeu.

Lojtarët nuk kanë pranuar t’u ulen sërish pagat, me La Ligan që tashmë ka vendosur të vazhdojë sezonin.

Barcelona kryeson në La Liga me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid./Tv Malisheva

Share.