Futbollisti veteran, Zlatan Ibrahimovic, do të jetë pjesë e trupës së aktorëve për filmin e ri, “Asterix and Obelix”.

Tashmë është bërë përzgjedhja e aktorëve që do të jenë pjesë e filmit “Asterix & Obelix: The Middle Kingdom” (që më herët ishte titulluar “Asterix & Obelix: Silk Road”), i cili do të jetë filmi i pesë i bazuar në franshizën e dashur për fëmijë.

Guillaume Canet në rolin e Asterix, Gilles Lellouche në rolin e Obelix (është hera e parë që Gerard Depardieu nuk do ta luajë Obelixin), Vincent Cassel si Cesar, Marion Cotillard si Cleopatra e Jonathan Cohen si Finalthesis – janë yjet kryesorë.

Pastaj pjesë e këtij projekti do të jenë edhe Ramzy Bedia, Julie Chen, Linh-Dan Pham, Pierre Richard, si dhe Zlatan Ibrahimovic që do të debutojë në film në rolin e Oneofus.

Philippe Mechelen dhe Julien Herve e kanë shkruar skenarin, ndërsa Guillaume Canet është duke e bërë edhe regjinë. Filmi pritet të jetë i gatshëm gjatë vitit 2022. /TV Malisheva

 

Share.