Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Ai shpesh publikon imazhe e video të ndryshme me fansat duke mos munguar edhe me disa gjëra nga përditshmëria.

I njëjti së fundmi ka zbuluar se ka realizuar një tatuazh të ri, të cilin po ashtu ia ka dedikuar muzikës.

Përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory, krijuesi i hitit “Buzët e kuqe” ka bërë një notë muzikore duke e përcjellë me një ‘emoji’ duke buzëqeshur.

Kjo vjen pasi Ylli tashmë e ka dëshmuar se është shumë i lidhur me muzikën, meqenëse është një nga yjet më të kërkuar në treg.

I njëjti edhe këtë vit ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte, derisa solli një sërë këngësh të suksesshme.

E fundit mbetet “E di & Marre” me mbi 23 milionë klikime në platformën YouTube. /TV Malisheva

Share.