Ditët e fundit të merkatos e kanë futur në lojë edhe mesfushorin kroat, Ivan Rakitic.

Ylli i Barcelonës po lidhet me një kalim të mundshëm tek Paris Saint Germain pasi kampionët e Francës së fundmi kanë shprehur interesim për të.

Gjasat janë maksimale që Barca të tentojë ta përfshijë lojtarin në një ofertë për rikthimin e Neymar, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë para të gatshme.

E se katalanët nuk llogaritin në kroatin ka lënë të kuptohet edhe ‘mesazhi’ i Valverde sot, duke e lënë në bankën rezervë, për ndeshjen kundër Osasuna, përcjell lajmi.net.

Kjo është ndeshja e tretë me radhë në të cilën Rakitic starton nga bankina.

Kroati së bashku me Dembele mund të luajnë rrol kyç në mega marrëveshjen për rikthimin e Neymar.

Share.