Ka disa ditë që ai dhe familja e tij janë duke u marrë me përgatitjet e fundit rreth dasmës.
Ky është Benjamin Kololli, futbollisti i kombëtares së Kosovës që do të martohet të hënën.
Futbollisti nga Lipjani është munduar që këtë temë ta mbajë sa më larg mediave dhe asnjëherë nuk e ka bërë publike lidhjen me të dashurën e tij.
Në dasmën e tij do të ketë mysafir të ndryshëm si futbollistë, këngëtarë e artistë. Shkurte Gashi do të këndojë së bashku me Medën.