Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore.

Giresse të premtën e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.

Nën drejtimin e Giresse, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje.

Trajneri francez në konferencën e sotme ka folur për synimet dhe ka konfirmuar mungesën e Emir Sahitit.

“Do të mundohemi t’i marrim lojtarët që janë listë dhe të njohemi me ta dhe jo ta ndryshojmë komplet strukturën duke vazhduar dinamikën e skuadrës”, ka thënë fillimisht Alain Giresse.

“Do të duhet që të gjithë futbollistët ta tregojnë veten në objektivat që i kemi përpara. Së fundmi është lënduar edhe Emir Sahiti dhe do të mungojë. Do të duhet ta gjejmë një zëvendësues. Poashtu, kemi një stërvitje sot nga ora 18:30”, shtoi ai.

Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.

Më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

/TV Malisheva

Share.