Te skuadra e Llapit pritet që të ketë disa ndryshimë në skuadër ku pritet të ketë largime, por edhe prurje të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Njëra nga largimet më të mëdha pritet të jetë mesfushori i krahut Festim Alidema.

Ai ka disa oferta nga klube jashtë Kosovës, edhe pse nuk është bërë e ditur se nga cila skuadra konkretisht.

Këtë e ka zbuluar trajneri Tahir Batatina.

“Dy mesfushorë krahu duhet t’i ketë Llapi në organikën e vet pasi presim që Festimi (Alidema) ta bëjë një hap dhe të lëviz pasi ka disa oferta, mund të shkojë jashtë në ndonjë skuadër.”, ka thënë shkurtimisht Batatina.

Në vend të tij, Llapi pritet të transferojë një anësor tjetër që pritet të jetë nga Superliga e Kosovës.

/TV Malisheva

 

Share.