Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej ndeshjes së fundit të zhvilluar në futbollin kosovar, e gjitha kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e gjitha aktiviteteve sportive në vend, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.
Kjo ka bërë që të debatohet lidhur me vazhdimin apo anulimin e kampionatit në elitën e futbollit kosovar, gjë e cila nuk mendohet nga FFK deri më tani.
Për çështjen e kampionatit Gazeta Olle gjatë ditës ka kontaktuar futbollistin me mjaft përvojë Isa Eminhaziri, i cili tha se aktualisht duhet pritur dhe të mos merren vendime të nxituara.
“Mendojë që duhet pritur edhe pak kohë për të parë se çfarë do të bëhet me virusin, por gjithsesi pres të vazhdohet dhe të përfundoj kampionati”, tha fillimisht Eminhaziri.
“Në çoftëse anulohet atëherë duhet të shikohet si po veprohet në shtetet e Evropës dhe të vendoset ashtu edhe këtu. Sipas meje, në rast se mbyllet para kohe atëherë duhet shikuar renditjen momentale”, tha tutje ai.
Ndërsa, në bazë të kësaj, Ballkani meriton të bëhet edhe kampion i Kosovës.
“Ballkani të shpallet kampion sepse e ka merituar deri tani dhe normale ekipet që janë në fundin e tabelës të bien në Ligën e Parë”, tha tutje ish-futbollisti i disa skuadrave të Superligës së Kosovës.
Për fund, Isa Eminhaziri komentoi edhe çështjen e pagave, për të cilat tha se skuadra aktuale që luan, Malisheva, e që është në zonën më të prekur nga virusi korona, iu ka dhënë vetëm gjysmën e pagës.
“Situata është si në gjitha klubet tjera pothuajse, kemi marrë pagesat me 50 për qind ulje, por duke parë edhe si është gjendja me virus, jemi të kënaqur me atë që na ka dhënë klubi”, përfundoj Haziri.
32 vjeçari, më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Feronikeli, Pogradeci, Teuta, Besa, Liria, Gjilani, Drenica, KEK-u e Liria.