Rey Manaj ka qenë “viktimë” e hajdutëve në Spanjë

Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe klubit të Barcelona B, ka pësuar një sulm nga hajdutët në shtëpinë e tij.

Sipas asaj që raportohet në rrjetet sociale, futbollistit i kanë marrë disa gjëra që kanë vlerë mjaft të madhe.

Xhani Demika, menaxheri i njohur ka postuar një fotografi nga shtëpia e Manaj, ku ka sqaruar se lojtarit shqiptar iu janë vjedhur 70 mijë euro dhe tri ora luksoza.

/TV Malisheva

Share.