Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.
Në kuadër të javës së 31-të, pasditja e sotme ka sjellur tri ndeshje mjaft interesante, shkruan TV Malisheva.
Kryendeshja e sotme u luajt në stadiumin e qytetit në Gjilan, aty ku Gjilani ishte nikoqir i Prishtinës.
Prishtina arriti ta fitojë këtë derbi 1:2 me golat e Besnik Krasniqit (’45) dhe Geuthier Mankendës (’80).
Ndërkaq, golin e nderit për vendasit e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 33-të të ndeshjes.
Nga ana tjetër, Drenica ka arritur ta mposhtë Ulpianën me rezultat bindës 3:1.
Mëziu (’23) dhe dygolëshi i Abazit (’53,’63) ia siguruan fitoren skuadrës së Tahir Lushtakut, teksa për lipjanasit shënoi Ahmeti në minutën e 89-të.
Dhe për fund, Dukagjini shënoi fitore të thellë, 4:0 ndaj Feronikelit.
Merlaku (’10), Shala (’15), Ahmeti (’45) dhe Nikoliq (’85) i realizuan golat e fitores për klinasit