Sot (31 tetor) shënohet e ashtuquajtura festa e “Halloween”.
Me këtë rast, personazhet publike që nga mëngjesi kanë filluar të sjellin imazhe të transformimeve që kanë bërë për këtë ditë.
Disa kanë vendosur të duken të frikshëm, e disa të tjerë si personazhe të njohura të filmave, muzikës, etj.
Këngëtarja Zaimina Vasjari publikoi një fotografi, në të cilën tregoi se si e ka dekoruar ambientin në shtëpinë e saj.
Ajo kishte veshur një fustan të verdhë, ndërsa grimin e kishte bërë me detaje të merimangës, por sërish dukej tërheqëse.
“Urime Halloween-i”. ka shkruar ajo, teksa pranoi komente të shumta nga ndjekësit. /TV Malisheva