Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është një personazh mjaft i komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme me vajzën e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Disa të tilla, Vasjari i ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram.

Zaimina ka pozuar këtë herë me bikini ngjyrë rozë, në një jaht luksoz teksa ka vënë një pah linjat e saj atraktive trupore.

E njëjta ka zbuluar disa nga tatuazhet e realizuara përgjatë trupit, të cilat i japin asaj një pamje edhe më tërheqëse.

“Më në fund pushime”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa u sigurua që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.

Zaimina përndryshe ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, duke qenë më shumë e përkushtuar në profesionet tjera të saj si sipërmarrëse dhe arkitekte./ Tv Malisheva

Share.