Ajo është shpallur “Miss Universe” në vitin 2008, por që nga atëherë ka qëndruar në vëmendje të publikut.

Bëhet fjalë për Zana Krasniqin, e cila kishte një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që e kishte lënë profesionin për t’iu përkushtuar familjes.

Artistja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar në një emision  ku ka treguar më shumë për fillimet në New York dhe për arsyen se përse ndihej bosh.

“Unë isha mirë, po kaloja shumë mirë, kisha takime të mëdha me njerëz në industrinë e botës, isha në kontakt gjithnjë me Fadilin që më qortonte, ai mendonte që nuk po bëja aq sa duhet dhe normal unë nënshkrova kontratë me një prej agjensioneve më të mëdha të modës ku isha shumë e angazhuar me modele me ndeja të modeleve, por është ndoshta ajo lidhja e neve shqiptarëve që kemi gjithmonë me vendin dhe në momentin që largohesh lidhja bëhet akoma më e fortë dhe ti je bosh ndihesh e zbrazët”.

“Isha në kërkim të lumturisë që e kisha në shtëpinë time, që isha rritur me një familje shumë të madhe përnjëherë e pashë veten të vetme, një vajzë e re midis New Yorkut, kisha shumë shoqëri por prapë një boshllëk ishte në mua”, kanë qenë fjalët e Krasniqit.

Zana përndryshe këtë herë i është ftuar politikës, si asambliste në Komunën e Prishtinës. /TV Malisheva

Share.