Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka bërë të ditur se është vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-COVID.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Ismaili ka shfaqur krahun e saj të marrjes së vaksinës, duke shkruar në mbishkrimin e videos: “Shkoi edhe doza e dytë”.

Këngëtarja duket se i është bashkuar pjesës dërrmuese të figurave publike që bëjnë thirrje për mos-neglizhencë të procesit të vaksinimit.

Ka tash e sa kohë që në opinionin publik diskutohet vënia në dyshim e shqiptarëve për të marrë vaksinën, ani pse OBSh stimulon të gjithë që ta kryejnë këtë proces.

Zanfina përndryshe pati një “rikthim” të vogël fundvitin e kaluar, ku interpretoi bashkë me motrën e saj të madhe, Adelinën, në një sesion këngësh live në emisionin e Adelinës, “Tete a tete”.

Përndryshe sa i përket një projekti muzikor soli, ajo nuk ka sjell diçka të tillë që prej katër vitesh.

Zanfina është fokusuar më shumë në jetën e saj personale dhe tashmë merret me dy profesione të tjera, si menaxhere e një kafiterie në Prishtinë dhe prezantuese në një emision radioje. /TV Malisheva

Share.