Ish-këngëtari i “One Direction”, Zayn Malik, nuk e ka mohuar ta ketë ofenduar verbalisht Yolanda Hadidin – nënën e partneres së tij.
Ylli i muzikës po në fillim të këtij muaji nuk i kundërshtoi akuzat për shqetësim pas një mosmarrëveshjeje të supozuar me Yolanda Hadid.
Këngëtari gjithashtu akuzohet se e ka lënduar fizikisht atë, ndërsa një citim thotë se Malik e kapi atë dhe e futi në një komodinë duke i shkaktuar dhimbje fizike dhe mendore.
Zayn ka pranuar një dënim me kusht prej 90 ditësh për çdo pikë, gjithsej 360 ditë. Ai gjithashtu pranoi të mos kishte asnjë kontakt me Yolanda Hadid.
Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, këngëtari ka shkruar se ky incident duhet të mbetet çështje private.
“Siç e dini të gjithë, unë me të vërtetë dua të krijoj një hapësirë të sigurt dhe private ku vajza ime do të rritet. Një vend ku gjërat private familjare nuk hidhen në skenën botërore”, ka shkruar mes tjerash Malik. /TV Malisheva