Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel ka publikuar agjendën për takimin e nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet më 27 shkurt nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ata do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.
Fokusi i takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të takimit, është bërë e ditur se shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të ketë një adresim.
/TV Malisheva