Barcelona shpreson t’i japë menaxherit të tyre Xavi një shumë prej 200 milionë eurosh për t’i shpenzuar për katër lojtarët kryesorë në afatin kalimtar të verës.
Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, besohet të jetë në krye të listës së dëshirave për Barcelonën, me Xavi të interesuar gjithashtu për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, anësorin e Leeds, Raphinha dhe qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.
Megjithatë, kampioni gjerman, Bayern, po heziton të largojë Lewandowskin, por polaku ka thënë më parë se e sheh të ardhmen e tij diku tjetër dhe se do të ishte i interesuar t’i bashkohej Barcelonës nga klubi bavarez.
Në anën tjetër, Barcelona besohet të ketë bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh drejt Bayernit, por që kjo u refuzua menjëherë, përcjellë TV Malisheva.
Mesfushori i Cityt, Bernardo Silva, thuhet gjithashtu se i pëlqen një lëvizje në Spanjë, dhe është i hapur rreth kalimit te Barcelona.
Për sa i përket Raphinha-s, është raportuar se Barcelona tashmë ka bërë një ofertë zyrtare, por ajo nuk arrin ofertën prej 75 milionë eurosh të Chelseat, e cila është pranuar nga Leeds.
Raphinha dhe agjenti i tij Deco po marrin kohën e tyre për të pritur një ofertë të përmirësuar nga Barcelona.
/TV Malisheva