Vedat Muriqi po kalon një periudhë të artë në karrierë, teksa sulmuesi është transferuar te gjigandët e Fenerbahçes.

Kanë mjaftuar pak ndeshje me skuadrën e re për të treguar se investimi dhe besimi nga drejtuesit e klubit turk ia vlejti.

Ndërkohë, forma e tij po reflektohet edhe në përfaqësuesen e Kosovës, teksa në dy ndeshjet e fundit realizoi dy gola por nuk harroi edhe të asistonte për shokët e skuadrës.

Ndërkaq, një lajm të bujshëm për sulmuesin ka zbuluar njeriu i cili ishte i pari që i besoi 25-vjeçarit. Bëhet fjalë për ish-presidentin e klubit të ligës së dytë, Giresunspor, Temel Bozbag. Bozbag e transferoi në atë kohë 20-vjeçarin Muriqi nga Kategoria Superiore, ku aktivizohej me Teutën. “I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë.

“Kam folur me të gjithë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja. Jam mahnitur me të. Në atë kohë e ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U21, Abdullah Erxhan. E pa një ndeshje dhe e pëlqeu. Por, sulmuesi u shpreh se procedurat kishin probleme dhe nuk po zgjidheshin, ndaj pranoi ftesën e Kosovë”, u shpreh Bozbag.

Share.