Deontay Wilder ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Luis Ortiz, falë një nokauti nga raundi i shtatë.
Një goditje e fuqishme me të djathtën ishte e papërballueshme për Ortiz, i cili deri në atë moment po fitonte duelin.Në gjashtë raundet e para, sfiduesi për titullin ishte duke avancuar nga rezultatet e të tre anëtarëve të jurisë, përcjell lajmi.net.

56-58, 55-59, dhe 55-59 shënonin rezultatet e jurisë pas gjashtë raundeve, në favor të Ortiz. Duket se Luis ka qenë shumë më mirë se Deontay Wilder, deri sa ky i fundit lëshoi të djathtën e papërmbajtshme.E njëjta gjë me Wilder ndodhte edhe kundër Fury, kur humbte duelin me pikë, por shpëtonte rripin e kampionit me një nokaut në raundin e fundit, për të siguruar barazim.

Share.