Matthijs de Ligt është goditja e fundit e Juventusit në merkato, por një goditje me peshë e bardhezinjëve, duke parë edhe vlerën që ka paguar për të afruar holandezin nga Ajax, plot 70 milionë euro plus bonuset, të cilat mund ta çojnë deri në 80 milionë euro kartonin e tij. Në gjithë ambientin bardhezi pritet shumë nga 19-vjeçari, por vetë ai ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët dhe diçka të tillë e ka bërë të qartë në një nga daljet e para për mediat. Ish-kapiteni i Ajax ka deklaruar se nuk pret një aventurë të lehtë, madje duhet që në radhë të parë të fitojë vendin e titullarit në formacionin e Sarrit, aty ku konkurenca është majft e fortë. Sipas de Ligt do të jetë e vështirë që ai të luajë titullar duke parë se çfarë lojtarësh ka Juve në mbrojtje, duke u shprehur se nga 5 qendërmbrojtës do të luajnë vetëm 2. Megjithatë holandezi kërkon që konkurencën brenda repartit ta shfyrtëzojë për të mësuar dhe për tu rritur më tepër në aspektin personal, duke luajtur apo duke u stërvitur me lojtarë si Chiellini apo Bonucci.

Pikërisht këta të fundit, por edhe Rugani e Demiral janë “rivalët” e parë për de Ligt, lojtar me eksperiencë të madhe, të aftë për të vendosur nën presion këdo. Por edhe ky fakt duket se nuk e tremb holandezin, i cili shprehet se është gati për këtë aventurë krejt të re, për të treguar gjithë aftësitë e tija. 19-vjeçari shprehet se me punë dhe me shumë dëshirë do të bëjë gjithçka për ta merituar fanelën e titullarit si dhe për të realizuar gjithë pritshmëritë që klubi dhe tifozët bardhezinj kanë për të.

Sa i përket ndikimit të Cristiano Ronaldos për transferimin e tij te Juventus, de Ligt shuan të gjithë zërat duket u shprehur se portugezi nuk ishte faktori kyc që beri të mundur kalimin e tij në Torino. Pikërisht për kalimin e de Ligt te Juventus, të tjera të dhëna kanë dalë nga mediat spanjolle, sipas të cilave tratativat mes tij dhe Barcelonës, që fillimisht dukej favorite për të siguruar mbrojtësin, dështuan për shkak të kërkesave të larta ekonomike të lojtarit. Sipas të njëjtave burime, de Ligt pretendonte një rrogë më të lartë se ajo e Pique e Jordi Alba, kërkesë të cilën drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë pëlqyer, duke hequr dorë prej tij e duke i hapur rrugën Juventusit për të marrë një nga mbrojtësit e rinj, më të mirë në qarkullim.SS

Share.