Milot Rashica po vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar nga disa skuadra.

Ylli vushtrrias sipas ‘Bild’ është në planet e dëshirave të tri skuadrave që vijnë nga Gjermania e Anglia.

Skuadrat që janë në listë të ngushtë për shërbimet e 23 vjeçarit janë: Liverpool, Southamptoni dhe RB Leipzig.

Milot Rashica ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh të vënë deri më 15 qershor, e cila mund të bie në 18 milionë euro nëse Werder Bremeni bie nga liga.

Shefi ekzekutiv i Werder Bremenit, Frank Baumann e ka konfirmuar tashmë interesimin e klubeve të mëdha për Rashicën.

“Natyrisht, ka interesime për Milotin pas paraqitjeve të tij së fundmi, por nuk kemi biseduar me asnjë klub”, kishte thënë Baumann në shkurt të këtij viti.

Ndryshe, Rashica ka qenë futbollisti kryesor i Werder Bremenit këtë edicion para se edicioni të pezullohej shkaku i koronavirusit./ Tv Malisheva

Share.