- Reklamë e sponsorizuar -

Sipas mediave italiane, specialistëve por edhe presidentit të Serie A është e sigurtë dhe thjesht tani pritet të përcaktohet data për rikthimin e Serie A-së.

Kryeministri i Italisë, Conte pritet që në datën 28 maj të jap edhe verdiktin dhe data kur mund të rishohim skuadrat në fushë do të jetë 20 qershori për të vazhduar kështu deri në fund të gushtit.

Protokolli sanitar ka ndryshuar dhe është modifikuar, ndaj pritet që të mos ketë asnjë problem edhe pse futbollistet do të rikthehen pas 70 ditëve.

Ndeshjet pritet të zhvillohen në 3 orare të ndryshme në çdo tre ditë.

Në stadium do të jenë të pranishëm jo më shumë se 300 persona, asnjë fëmijë apo njerëz të paautorizuar./ Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -