Komandanti i dyshuar i operacioneve të Rusisë në një fshat të banuar është gjetur, teksa ukrainasit po kërkojnë “kasapët e Buças”, shkruan Mirror.

Burimet e Ukrainës kanë thënë se Lejtnant Koloneli, Azatbek Omurbekov, udhëheq Brigadën 64 të Armëve të Motorizuara që ka okupuar regjionin e Kievit ku po akuzohen trupat ruse për masakrën e popullsisë lokale.

Dëshmitë që po rriten gjithnjë e më shumë drejt barabarisë në Buça, me gratë dhe fëmijët e dhunuar e të vrarë që kanë rritur kërkesat për përgjegjshmërinë e mizorive nga forcat e Vladimir Putinit.

Aktivistët ukrainas dhe detektivët kanë identifikuar prezencën e forcave të Omurbekov- të cilët në kushte normale janë të vendosur larg në lindje të Rusisë- dhe një numër të njësive të tjera të ushtrisë ruse.

Deri më tani, asnjë komandant tjetër nuk është shpallur nga këto forca përveç Omurbekov.

Burimet ruse janë kundërpërgjigjur duke thënë se ukrainasit janë përgjegjës për mizoritë në Buça dhe në lokacionet e tjera- dhe se ata janë fajtorë për krimet e luftës.

Në anën tjeter Rusia ka mohuar se ka kryer masakrën në Buça. Ambasadori i Rusisë në ShBA, Anatoly Antonov tha se: “Ministria e Mbrojtjes së Rusisë i hedhë poshtë të gjitha këto akuza false”.

“Unë dua të theksoj se forcat ruse janë larguar nga Buça me 30 mars”, shtoi ai.

/TV Malisheva

Share.