Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së dytë në IPKO Superligë. Kjo javë nis te premten me ndeshjen Drenica-Llapi, e cila zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkaq dy ndeshje zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, teksa ballafaqimi ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë për shkak të ruajtjes së fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjet e kombëtares.

Orari i ndeshjeve
Superliga – java e 2-të
E premte, 23.08 – 17.00
Drenica – Llapi

E shtunë, 24.08 – 17:00
Ferizaj – Gjilani
Ballkani – Feronikeli

E diel, 24.08 ora 17:00
Drita – Flamurtari
Vushtrria – Trepça ’89
Prishtina – Dukagjini, shtyhet – luhet më 25 shtator.

Share.