Në La Liga brenda stadiumit do të lejohen vetëm 197 njerëz.

Zyrtarët dhe autoritetet kanë zbuluar një plan të detajuar për të garantuar siguri ndaj lojtarëve dhe anëtarëve të stafit kur të rinisë sezoni më 12 qershor.

24 orë para çdo ndeshje, të gjithë lojtarët dhe zyrtarët do të testohet për Covid-19. Rregullat për distancim social do të respektohen aq sa të jetë e mundur, lojtarët nuk do të jenë pranë njëri-tjetrit në tunelin e stadiumit, gjithashtu nuk do të lejohet as prekja me kundërshtarin, njësoj si në Bundesliga.

Një sistem i bazuar në ngjyra do të funksionojë në stadiume. Secili stadium do të jetë i ndarë në tri zona: zonën e gjelbër, atë të kaltër dhe atë të kuqe (jashtë stadiumit).

94 lojtarë do të lejohen në zonën e gjelbër, përfshirë këtu lojtarët, trajnerët dhe stafin mjekësor, si dhe policët, rojet e sigurimit dhe personeli i ditëve të ndeshjeve.

Zona e kaltër do t’i përfshijë 103 njerëz, ku do të jenë të përfshirë zyrtarët e klubeve dhe punëtorët e televizioneve.

Lojtarët dhe zyrtarët do të hynë në stadium nga hyrje të ndryshme dhe në orare të ndryshme. Të gjithë do të duhet të mbajnë të veshura dorëza dhe maska mbrojtëse.

Kujtojmë që klubet në La Liga kanë edhe 11 ndeshje për të përfunduar sezonin aktual, me Barcelonën kryesuese 2 pikë më shumë se Reali i Madridit.

Share.