Pak minuta më herët presidenti i klubi të Vëllaznimit, Agim Cana ka dhënë dorëheqje nga detyra si kryetar i klubit gjakovar.

Pra, Cana nuk do të jetë më pjesë e klubit gjakovar, këtë e kanë bërë të ditur vet klubi i Vëllaznimit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Cana në një letër të hapur, drejtuar kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit – thotë se dorëheqja e tij vjen si shkak i ​obligimeve familjare, gjendjes shëndetësore dhe mungesës së fondeve të mjaftushme financiare.

“Pas rreth 20 muajsh të kryerjes së detyrës së Kryetarit të K.F.”Vëllaznimi”, kam ardhur në situatë që për shkak të obligimeve familjare, gjendjes personale shëndetësore dhe mungesës së fondeve të mjaftueshme finaciare, të mos jem më në gjendje që të vazhdoi ta kryej këtë detyrë”.

 

Share.