Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po kërkon një “iluzion” në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës, tha zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida.

“Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës po kërkojnë një mirazh që tregon paaftësinë dhe arrogancën e tyre”, tha Abu Obaida.

Të mërkurën, ushtria izraelite sulmoi Al-Shifa, kompleksin më të madh mjekësor në Rripin e Gazës, si pjesë e ofensivës në Rripin e Gazës.
“Ushtria sulmoi spitalin për të treguar forcën e saj, provë e dështimit dhe humbjes së tyre”, tha Abu Obaida, raporton aa.

Ushtria izraelite njoftoi të premten se forcat e saj gjetën një ushtare të mbajtur rob nga Hamasi në një ndërtesë pranë spitalit Al-Shifa.

“Ne vramë 9 ushtarë izraelitë, shkatërruam dy automjete ushtarake, shkatërruam një apartament ku u barrikaduan ushtarët e armikut në Beit Hanoun dhe vramë ata që ishin brenda. Në katër ditët e fundit shkatërruam 62 automjete ushtarake”, shtoi zëdhënësi i Hamasit.

Abu Obaida tha se Hamasi po përpiqet të mbrojë jetën e pengjeve, por ndonjëherë dështon për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

Ai tha se luftëtarët e Hamasit ishin përgatitur për një “betejë të gjatë. Sa më gjatë të mbetet okupimi në Gaza, aq më të mëdha do të jenë humbjet e tyre”.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Më shumë se 12 mijë palestinezë u vranë, duke përfshirë mbi 8300 gra dhe fëmijë ndërsa në radhët e izraelitëve kanë vdekur 1200 persona.

/TV Malisheva

Share.