Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi sot se Rusia kishte pësuar humbje të konsiderueshme të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” për vendin.
I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni i tij mund të shihet si “poshtërim” për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte “një kuptim i gabuar i situatës”.
“Ne kemi humbje të konsiderueshme trupash dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, pranoi Peskov në një intervistë me Sky News, duke shtuar se arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte “një akt “i vullnetit të mirë” gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.
Ai shtoi se Moska zyrtare e bëri këtë për të “hequr tensionin nga ato rajone në mënyrë që të tregojë se Rusia është vërtet e gatshme të krijojë kushte komode për vazhdimin e negociatave”.