Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian, duke u thënë të pranishmëve se vendi i tij po lufton për mbijetesë.
“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë,” tha Zelensky, duke bërë që përkthyesi i BE-së të mbytet nga emocionet.
“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë… Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë,” tha Zelensky.
“Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës. Unë besoj se sot ne po u tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi”, ka thënë ai, raporton BBC.
Zelensky kërkoi të hënën që Ukraina të pranohet në BE me një proces të përshpejtuar.
/TV Malisheva