“2023 do të jetë viti i fitores në luftën kundër Rusisë”, kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij të Vitit të Ri. Zelensky i bëri thirrje bashkatdhetarëve të punojnë, luftojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në këto ditë të vështira.

“A keni mall për besim dhe shpresë? Dëshira për dritë? Kjo është brenda të gjithëve ne, edhe kur nuk ka energji elektrike”, furnizimi i së cilës është ndërprerë rëndë nga bombardimet masive ruse. “Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë”, tha Zelensky.

Viti i Ri e ka gjetur Ukrainën nën breshërinë e sulmeve raketore. Ato kanë goditur Kievin, Pechersk dhe Holosiivsk. Zona të shumta ndërprenë energjinë në mënyrë parandaluese përpara se sulmet me raketa të goditnin vendin.

Share.