Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që të dalin në rrugë të enjten për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Thirrjen e tij ai e bërë nëpërmjet një video.
Ai tha se lufta e Rusisë nuk ishte vetëm kundër Rusisë, por e lirisë së njerëzve kudo në botë.
“Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, ishte thirrja e presidentit.
Fjalimi i Zelensky erdhi disa orë përpara një samiti të NATO-s në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut.
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në takim në një ditë që do të shënojë një muaj nga fillimi i pushtimit rus./TV Malisheva