Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se janë duke u zhvilluar “bisedime të vështira” me Rusinë  edhe këtë të hënë, pasi raundi i katërt i bisedimeve ka filluar më herët gjatë ditës.

“Të gjithë presin lajme. Këtë mbrëmje do ta bëjmë të ditur rezultatin e bisedimeve”, tha Zelensky në një video-mesazh.

Kryenegociatori i palës ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se raundi i katërt i bisedimeve është zhvilluar virtualisht. Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev, bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.

/TV Malisheva

Share.