Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për mbështetjen e mëtejshme të vendeve anëtare të Aleancës për forcat e armatosura ukrainase.
Zelensky falënderoi Stoltenberg për dënimin e referendumeve në rajonet separatiste DNR, LNR, Zaporozhzhia dhe Kherson, të cilat Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i quajnë të paligjshme.
“Ne diskutuam zhvillimet aktuale në fushën e betejës dhe mbështetjen e mëtejshme të shteteve anëtare të Aleancës për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, shkroi Zelensky.