Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha dje se kishte biseduar me drejtoreshën e FMN-së Kristalina Georgieva për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe rindërtimin e pasluftës.
“Kam biseduar me drejtoreshën e FMN-së Georgieva për sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe përgatitjet për rindërtimin e pasluftës. Tani për tani kemi plane të qarta, si dhe një vizion perspektivash. Jam i sigurt se bashkëpunimi mes FMN-së dhe Ukrainës do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, shkroi Zelensky në Twitter.
Më herët, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se do të merr pjesë në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme, ku do të kërkojë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën.
/TV Malisheva