Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet sot ligjvënësve gjermanë në përpjekjen e tij të fundit për të ndikuar politikëbërësit në demokracitë perëndimore mbi luftën në Ukrainë.

Zelensky do t’i drejtohet dhomës së ulët të parlamentit gjerman në orën 8:00.

Pushtimi rus nxiti me shpejtësi kancelarin gjerman Olaf Scholz të shpallte mbështetjen për Ukrainën. Ai gjithashtu rriti shpenzimet gjermane të mbrojtjes dhe dërgoi armë në Ukrainë, transmeton klankosova.

Sondazhet sugjerojnë se shumë gjermanë mbështesin thirrjen e Zelenskyt për ndalimin e energjisë ruse, por ministrat e naftës kanë thënë se heqja graduale e përdorimit të gazit rus nuk do të jetë e menjëhershme. Megjithatë, tashmë ekziston një plan për të ndaluar importin e qymyrit rus.

/TV Malisheva

Share.