Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë komentet e tij të para për bisedimet e paqes me Rusinë që përfunduan në Stamboll më herët sot.

Duke folur në një video, ai tha se sinjalet nga bisedimet mund të quhen pozitive, por “këto sinjale nuk i mbytin shpërthimet e predhave ruse”.

Ai shtoi se “do t’iu besojë vetëm rezultateve konkrete të bisedimeve”.

Rusia më herët tha se do të shkurtonte aktivitetin e saj ushtarak në Kiev dhe Chernihiv, duke sinjalizuar një përparim të mundshëm të madh në bisedimet e paqes.

Megjithatë, njoftimi u prit me optimizëm të kujdesshëm nga SHBA, e cila tha se trupat ruse që po zhvendoseshin nga dy qytetet, po “rivendosen” në pjesë të tjera të Ukrainës, transmeton Sky News.

Share.