Familjes së gazetarit amerikan, Brent Renaud i cili u vra nga forcat ruse në Ukrainë, i ka shkruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky teksa i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e familjarit të tyre, ai ka shkruar edhe se jeta dhe sakrifica e Bent-it le ta frymëzojë botën që të ngrihet në luftë për forcat e dritës kundër forcave të errësirës.
I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së Brent Renaud, i cili humbi jetën duke dokumentuar pamëshirshmërinë dhe të keqen e shkaktuar nga Rusia. Jeta dhe sakrifica e Brent-it le të frymëzojë botën të ngrihet në luftë për forcat e dritës kundër forcave të errësirës”, ka shkruar Zelensky.
Renaud është vrarë në në Irpin, ndërsa dokumentonte vuajtjet e miliona ukrainasve për revistën amerikane, Time./TV Malisheva