Duke iu drejtuar një forumi të Bankës Botërore dhe FMN-së nga distanca, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po kërcënon furnizimet globale të ushqimit me pushtimin e saj në Ukrainë.

Bllokada që Rusia po i bën qyteteve portuale të Detit të Zi e ka bërë të pamundur për vendin të eksportojë furnizime ushqimore si gruri, tha Zelensky, raporton BBC.

Agresioni rus në Ukrainë ka parë rritje të çmimeve të ushqimeve në vende që mbështeten në eksportet e drithërave nga ky vend, si Afrika Veriore.

Zelensky shtoi se Ukraina tani ka nevojë për rreth 7 miliardë dollarë në muaj për shkak të “humbjeve të rënda ekonomike” të shkaktuara nga lufta. Kjo është një rritje nga 5 miliardë dollarë që Kievi ishte thënë më parë se nevojiteshin çdo muaj.

Ai shtoi se “ushtria ruse synon të shkatërrojë të gjitha objektet në Ukrainë që mund të shërbejnë si bazë ekonomike për jetën. Kjo përfshin stacionet hekurudhore, magazinat ushqimore dhe rafineritë e naftës”.

Share.